15:10 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Stërvitje për fokus! Kombëtarja e Japonisë bëhet virale në rrjetet sociale

Kombëtarja e Japonisë u paraqit në stërvitje gjatë ditës së sotme para ndeshjeve të Kupës së Azisë që fillojnë gjatë këtij muaji.

Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale me mënyren se si lojtarët kanë vendosur të stërviten, shkruan Indeksonline

Trajneri Hajime Moriyasu detyroi futbollistët e tij të luajnë me duar me topin. Kjo mënyrë është për ta forcuar fokusin gjatë ndeshjeve.

Kujtojmë që Kombëtarja e Japonisë fillimisht luan një miqësore ndaj Jordanisë me 9 janar, dhe më pas nis kompeticionin e Kupës së Azisë, me ndeshjet ndaj: Vietnamit, Irakit dhe Indonezisë./Indeksonline/