Stili dhe bukuria mbajnë firmën e Blerina Kllokoqit Rugovës (Foto)
Blerina Kllokoqi Rugova është njëra nga dizenjatoret më të njohura në Kosovë dhe jo vetëm.
Kllokoqi Rugova shquhet për kreacionet e mrekullueshme, të cilat mund ti shohim të veshura në figurat më eminente.
Blerina tashmë ka prezantuar edhe kreacionet e reja të saj që priten të jenë trendi i kësaj vere, e pse jo edhe të inspirojnë të tjerët.
Ndryshe, Blerina ka arritur edhe në festivalin prestigjioz “Berlinale” me kreacionet e saj të veshura nga aktorët Andi dhe Forist Bajgora./Indeksonline/