12:31 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Storiet e Ramos me doping, Alba reagon papritur

Jordi Alba i ka dalur në mbrojtje Sergio Ramosit pas storieve me doping të lansuara së fundmi.

”Ka vetëm disa profesionistë si ai, ai e jep jetën për Madridin dhe ekipin Kombëtar”, tha Alba.

”Unë mendoj se ai ka të drejtë dhe nuk janë të vërteta ato që thuhen”.

Alba, gjithashtu, ka folur edhe për kontratën e tij të re, ku është bërë pak progres, transmeton IndeksOnline.

”Asnjë e re, është diçka që ende s’ka mbaruar. Unë nuk e di se çfarë mendon klubi për mua, është paksa e çuditshme kjo situatë”.

”Qëllimi im është ta mbaroj karrierën time këtu. Le ta shohim”, përfundoi Alba./IndeksOnline/

Temat: