23:08 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / C E

Strakosha, takim me drejtuesit e Lazios

Pas një viti në hije, me vetëm 9 ndeshje të luajtura në gjithë sezonin Thomas Strakosha kërkon të përcaktojë të ardhmen. Portieri i Kombëtares shqiptare humbi vendin e titullarit në portën e Lazios sezonin e shkuar, duke shkaktuar kështu shumë pakënaqësi me hierarkinë e re të vendosur në klub.

Në portë thuajse gjatë gjithë vitit qëndroi Pepe Reina. Gardiani shqiptar nuk e pranon që edhe një tjetër vit të qëndrojë nën hijen e tij, prandaj dëshiron që të qartësojë njëherë e mirë pozitën e tij në ekip pa nisur ende kampionati.

Siç raportojnë mediat italiane, menaxheri i Strakoshës ka kërkuar një takim me drejtuesit e Lazios për të qartësuar të ardhmen e portierit.

Kontrata e gardianit të Kombëtares kuqezi skadon në vitin 2022 dhe pas këtij takimi do të vendoset nëse do të largohet me parametra zero, apo do të rinovojë në rast se i besohen sërish çelësat e portës.

Në pamje të parë duket një kërcënim, por Strakosha është i vendosur, duke parë edhe ofertat në drejtim të tij.