12:13 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / k.v

Stresi te babai dëmton trurin e fëmijës

Gjatë jetës së tij, përvojat streuese te babai mund të ndryshojë spermën e tij në mënyra që ndikojnë në zhvillimin e pasardhësve të tij, duke përfshirë trurin e tyre dhe se si ata i përgjigjen stresit.

Stresi mund të prekë spermën në një mënyrë të tillë që të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës, transmeton Indeksonline.

Një studim i paraqitur kohët e fundit në takimin vjetor 2018 të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës, zbulon njohuri të reja për mënyrën se si kjo ndodh.

Është vërtetuar tashmë se përvoja e nënës gjatë shtatzënisë, duke përfshirë cilësinë e dietës, stresit dhe infeksionit, mund të ndikojë në zhvillimin e pasardhësve të saj, duke përfshirë trurin e tyre.

Hulumtimi i ri sjell të dhëna në atë se si stresi i shfaqur te babi ndikon në zhvillim e trurit të fëmijëve të tij./Indeksonline/