07:44 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Studimi i fundit: Shqetësuese, fëmijët shkruajnë 35.000 tekste dhe 30.000 mesazhe vetëm deri në moshën 14 vjeçare

Aktualisht fëmijët dërgojnë 35.000 në moshën 14 vjeçare kurse të rinjtë shpenzojnë mesatarisht 135 minuta në ditë duke përdorur telefonin e tyre

Një fëmija mesatar dërgon rreth 35,000 tekste, 30,000 mesazhe në Ëhatsapp dhe më shumë se tre javë duke bërë video-bisedës deri në moshën 14 vjeçare. Të gjitha këto shifra dalin duke u  bazuar në një sondazh të ri.

Të rinjtë gjithashtu shpenzojnë ekuivalentin e gjashtë muajve duke parë telefonin e tyre gjatë asaj periudhe, duke llogaritur i bie rreth 135 minuta çdo ditë, shkruan Indeksonline.

Ankta është realizuar me 1000 fëmijë të moshës 8-14 vjeçare dhe prindërit e tyre. Sipas tyre fëmijët shpenzojnë më shumë se një orë në ditë duke shfletuarat faqet e mediave sociale si “Facebook”, “Snapchat” dhe “Instagram”. Kurse interesante është se fëmijët presin që kthimi i mesazhit tu bëhet për më pak se 15 minuta.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se fëmijët posedojnë telefonin e parë të tyre të mençur më së largu në moshën 10 vjeçare.

Të gjeturat e tjera tregojnë se gjashtë në dhjetë fëmijë nën 14 vjeç thonë se telefoni i tyre është gjëja e parë që kontrollojnë në mëngjes dhe gjëja e fundit gjatë natës.

Dyzet për qind e të rinjve thanë se do të ndihen të ‘humbur’ pa telefonin e tyre të mençur për një ditë kurse vetëm shtatë për qind besonin se do të ndiheshin ‘të lirë’ ose ‘të lirohet’ pa të.

Debati më i zakonshëm që fëmijët kanë me prindërit për telefonat celularë është shuma e kohës së shpenzuar duke e përdorur atë, e ndjekur nga koha që përdoret – ose herët në mëngjes ose natën vonë.

Duket se të rinjtë mund të trashëgojnë varësinë edhe nga përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit e tyre. Ku sipas kësaj ankete edhe të rriturit që u anketuan pothuajse 4 në 10 prej tyre thanë së edhe vetë shpenzojnë shumë kohë në telefonin e tyre të mençur./Indeksonline/