18:05 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Suarez luan “teze” me Realin, Barca i dhuron “pesëshe n’kajmak”

Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 5-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligas.

Katalonasit në këtë ndeshje fituan edhe pa prezencën e Leo Messit i cili e ndoqi ndeshjen nga tribunat pas lëndimit të krahut.

Barca kaloi në epërsi në minutën e 11-të me anë të Coutinhos.

Më pas doli në skenë Luis Suarez i cili shënoi  tre gola për ta “shkatërruar” Realin.

Golin e pestë për Barcën e shënoi Vidal në minutën e 87-të.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Marcelo në minutën e 50-të.

Barcelona me këtë fitore është në pozitën e parë me 21 pikë ndërsa Reali ka rënë në pozitën e nëntë me 14 pikë.

Kjo është ecuria më e dobët e Realit në 30 vitet e fundit. /IndeksOnline/