22:44 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Suarez mungon tri javë, Barcelona “fsheh” lëndimin e Gomes

Denis Suarez do të mungoj tri javë për shkak të një lëndimi.

Ylli spanjoll u lëndua gjatë miqësores kundër Tottenham Hotspur, shkruan IndeksOnline.

Klubi katalunas njoftoi publikun se Suarez do të mungoj plotë tri javë.

Suarez nuk ishte lojtari i vetëm që u lëndua në atë ndeshje. Njëjtë i ndodhi edhe Gomesit, i cili pritet që të rikthehet në skuadër shumë shpejtë.

Mediat në Spanjë, kanë dyshuar sa i përket lëndimit të Gomes, pasi thuhet se Barcelona po e “fsheh” lëndimin e tij vetëm sa për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar./IndeksOnline/