16:56 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Subotic largohet nga Dortmundi, transferohet në Francë (Foto)

Neven Subotic është larguar nga Borussia Dortmund. Mbrojtësi serb u largua nga klubi gjerman pas tetë sezoneve.

29-vjecari ka nënshkruar kontratë me klubin francez, St.Etienne, transmeton IndeksOnline.

Subotic së fundi ishte i huazuar në skuadrën e Kolnit. Ai për Dortmundin bëri afro 200 paraqitje dhe shënoi 15 gola.

Serbi ishte i lidhur ngushtë edhe për një transferim të mundshëm në super klubet europiane: Chelsea, Milan dhe Inter./IndeksOnline/