22:56 / E Martë, 15 Tetor 2019

Suedia ndal Spanjën, fitojnë Zvicra dhe Italia

Suedia dhe Spanja kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e rundit të tetë të grupit F të kualifikimeve për Euro 2020.

Suedezët kaluan të parët në epërsi me golin e Berg në minutën e 50-të, derisa rezultati u barazua në minutën e dytë shtesë me golin e Rodrigo.

Me këtë barazim, Spanja është e para në grupin F me 20 pikë, Suedia e dyta me 15 pikë ndërsa e treta është Rumania me 14 pikë.

Në ndeshjen e grupit D, Zvicra mposhti Irlandën me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Seferovic në minutën e 16-të, derisa rezultatin e dyfishoi Duffy me autogol në minutën e tretë shtesë.

Irlanda është e para në grupin D me 12 pikë, aq sa ka edhe Danimarka, derisa Zvicra është e treta me 11 pikë.

Italia ka vazhduar me bilancë të qindpërqind në këto kualifikime.

Azurët kanë mposhtur Liechtensteinin me rezultat 0-5.

Golat për Italinë i realizuan Bernandeschi, dy Belotti, Romagnoli dhe El Shaaraëy.

Italia është e para me 24 pikë, 9 më shumë se Finlanda në vendin e dytë derisa Armenia dhe Bosnja janë në vendin 3 dhe 4 me nga 10 pikë. /IndeksOnline/