12:33 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Suharekë- Ja thyejnë adresën në rrjetin social e i postojnë fotografi me përmbajtje të ulët

Një qytetar nga fshati Samadrexhë e Suharekës, ka raportuar në Policinë e Kosovës  se para dy ditësh një personit i ishte hakuar adresa e tij në një nga rrjetet sociale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në adresën e viktimës në këtë rast janë shpërndarë fotografi me motive të ulëta, transmeton IndeksOnline.

Raporti i policisë pa ndërhyrje:

NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMJUTERIK

Fsh. Samadrexhë, Suharekë, 17.02.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit social duke postuar foto me përmbajtje të ulëta .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori .