20:26 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / C E

Sukses i dyfishtë për Liqenin, skuadra e 20-të në Evropë, dhe organizatore e “Main Round”

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve në vitin e kaluar, skuadra kosovare e futsallit, Liqeni është renditur në vendin e 20-të të top klubeve evropiane.

Kampionët e Kosovës për  të dytin vit radhazi do të përfaqësojnë vendin tonë në garën më prestigjioze të futsallit në kontinentin e vjetër, shkruan Indeksonline.

Liqeni është kualifikuar në Main Rund të Ligës së Kampionëve dhe përveç kësaj ka marrë edhe një lajm shumë të mirë.

Skuadra nga Drenasi e ka konfirmuar për Indeksonline se do të jenë organizator të Main Round të Ligës së Kampionëve në futsall.

Shorti për këtë fazë do të hidhet me 7 korrik në Nyon të Zvicrës derisa ndeshjet do të zhvillohen me 25-30 tetor.

Në rast të kalimit edhe të kësaj faze, Liqeni do të marr pjesë në Elite Round, faza më e lartë e futsallit të Evropës. /IndeksOnline/