22:39 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Suksesi i Tayna-s brenda një viti, i paarritshëm për disa vajza gjatë gjithë karrierës

1 qershori do të mbetet gjithmonë data më e shënuar e jetës për Tayna-n.

As edhe një ditëlindje, apo shënim jetësor nuk do e zëvendësoj datën kur për të u shënua suksesi.

Publikimi i këngës ‘Columbiana’ ishte pikërisht pikënisja e suksesit për Doruntina Shalën, e njohur tashmë për të gjithë si Tayna.

Miliona shikime, gjithkund e kërkuar, e përmendur në çdo artikull dhe e kërkuar në çdo klub nate u bë pikërisht këngëtarja më e re në estradë.

Kur kuptoi se kënga e saj u bë hit, Tayna nuk ndaloi por ishte pikërisht koha kur nisi të punoj edhe më tepër.

‘Shqipe,Fake, Doruntina, Pow-Pow, Aje, Ring-Ring, Kce, Caliente’ janë këngët që deri më tani ka publikuar Tayna, e që i mjafton vetëm këto për t’u bërë këngëtarja më e kërkuar në estradën shqiptare.

Talenti dhe puna që Tayna ka bërë përgjatë këtij viti u kuruan për mrekulli duke i realizuar kështu të gjitha këto suksese brenda një kohe kaq të shkurtër.

Përpos zërit fantastik, krijimit të teksteve dhe performancës që Tayna bën e njëjta njihet edhe për  suksese të tjera. Së fundi ajo lidhi kontratë edhe për disa reklama, që për një vajzë të moshës së saj janë thjeshtë të paimagjinueshme.

Sigurisht se dikush mund të mendojë se si po arrin t’i bëjë gjithë këto një këngëtare kaq e re, por jeta e Tayna-s tanimë ka një perceptim krejtësisht tjetër dhe lidhet e tëra me suksesin.

Të jetosh duke ëndërruar nuk është e tëra, duhet punuar për të arritur atë që do dhe siç duket Tayna tashmë po e bën këtë.

Tashmë e njëjta po përgatit edhe këngë të tjera, të cilat do i servoj para publikut shqiptarë anekënd botës, në mënyrë që ajo të vazhdojë të jetë ende e dashur dhe e kërkuar nga ta, transmeton Indeksonline.

Deri në shënimin e suksesit të radhës, Tayna le të vazhdojë të këndojë, e fansat të argëtohen nga ajo, e vajzat e reja të mësojnë se si arrihet në botën e showbizit./Indeksonline/