21:31 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Sulm me armë në Teksas, 5 të vdekur e një i lënduar brenda shtëpisë (Foto)

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një vrasje që ka ndodhur në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Worth, në Teksas.

5 viktimat janë gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua është transportuar në Spitalin e Denton-it, transmeton Indeksonline. Gjendja e saj akoma nuk dihet.

Sherifët e policisë së Denton-it ende nuk kanë publikuar detaje rreth personit që dyshohet se ka kryer veprën.

Mediat lokale raportojnë se në mesin e viktimave mund të ketë pasur edhe fëmijë, transmeton Indeksonline.

Dy qenë janë larguar nga shtëpia dhe janë lënë nën përkujdesje të një fqinji./Indeksonline/

Temat: