75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sulm terrorist në New York (Video)

Një bombë ka shpërthyer në një stacion të metrove në New York.

Policia ka arritur që të arrestojë një person lidhur me rastin. Ai është 27 vjeçari Akayed Ullah, nga Banglladeshi, transmeton Indeksonline.

Ullah ka 7 vite që po jeton në ShBA. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka bërë bartjen e bombës e cila la të lënduar të paktën 4 persona.

Kreu i New York-ut, Bill de Blasion e ka quajtur këtë “sulm terrorist”, i cili ka ardhur disa ditë pasi që Donald Trump nënshkroi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./Indeksonline/