21:07 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sulmi El Paso në Teksas: Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për terroristin

Patrick Crusius është terroristi që qëlloi me armë zjarri në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Prokurorët në Teksas kanë njoftuar se do të kërkojnë dënimin me vdekje për personin që kreu sulmin.

“Ky është një moment shumë i vështirë për komunitetin tonë. Padyshim që me zemër të rëndë po ju flas”, tha avokati i rrethit El Paso, Jaime Esparza, gjatë një konference për shtyp, transmeton Indeksonline.

“Ne do të kërkojmë dënimin me vdekje”, shtoi ai.

Një ushtar amerikan, i tha mediave lokale se menjëherë i mori seriozisht të shtënat me armë dhe filloi t’i ndihmonte njerëzit në mes të kaosit./Indeksonline/