08:30 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Sulmohen me mjet të mprehtë dy nxënës në Gllogoc, dërgohen në QKUK

Pas një mosmarrëveshje, dy nxënës nga Gllogoci i kanë sulmuar me mjet të mprehtë dy nxënës tjerë.

Pas sulmit, viktimat kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim, shkruan Indeksonline.

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, Prishtinë 02.06.2021 – 11:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.  Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.