10:27 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Sulmohen tre policë në Pejë, dërgohen për tretman mjekësor

Një person në Pejë ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët ishin në detyrë zyrtare.

Sipas raportit të Policisë, zyrtarët policor po kryenin detyrën e tyre, derisa u sulmuan nga një person i cili tashmë është i arrestuar, shkruan Indeksonline.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari i cili i sulmoi ata, ishte në gjendje të dehur, prandaj me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje./Indeksonline/