09:33 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmohet kisha në Leposaviq, hajnat vjedhin sasi të madhe parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur dje kanë thyer një kishë në Leposaviq dhe kanë vjedhur të holla.

“Ankuesi mashkull K-serb – Prift i kishës “Zonja e Shenjtë” ka raportuar se persona te panjohur, gjatë natës kanë depërtuar brenda në kishë dhe kanë vjedhur nga kasaforta një shumë parash. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksonline/