17:41 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmohet me gurë klinika në veri

Objekti i një klinike shëndetësore në Suhodoll të Epërm është goditur me gurë pasditen e sotme.

Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat serbe, drejtori i Qendrës Spitalore në Mitrovicën veriore, Milan Ivanoviq, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se klinika ka pasur sulme të tilla disa herë përgjatë muajve të fundit./Indeksonline/