14:28 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmohet një femër në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari  është dërguar në qendrën e mbajtjes.