09:02 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sulmohet një zyrtare policore, në Graçanicë

Një zyrtare policore ka njoftuar se derisa ka qenë në postë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar serb.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë. Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim, që viktima ia kishte shqiptuar më herët të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.