12:26 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, kishte luftuar kundër NATO-s gjatë vitit 1999

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku duke cituar mediat e Malit të Zi, ka thënë se sulmuesi i ambasadës së Amerikës në Mal të Zi, Dalibor Jaunkoviq është i lindur në Serbi.

Sipas Citakut, ai madje ishte dekoruar nga ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqi me një medalje për mbrojtje të atdheut gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shpërndarë edhe fotografit ku shihet kjo medalje./Indeksonline/