16:31 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Sulmuesi i Barçës tregon klas, Lewandowski e nis vitin e ri me një super kërcim me gruan e tij

Jemi futur në muajin e parë të vitit të ri 2024 dhe shumë yje të futbollit festuan mbrëmë me familjarët e tyre.

Me të hyrë në vitin 2024, futbollisti i Barcelonës, Robert Lewandowski dhe gruaja e tij Anna dhuruan “show” me një kërcim, shkruan IndeksOnline

Videon e ka publikuar gruaja e sulmuesit të Kombëtares së Polonisë në rrjetet sociale.

Sulmuesi polak gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asiste.

Kohëve të fundit ai ka marrë shumë kritika nga tifozët e Barcelonës për paraqitjet jo të mira me fanellën katalunase./IndeksOnline/