22:33 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i Kosovës pëson lëndim, i mungon skuadrës në dy ndeshjet e radhës

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani nuk është duke kaluar në momentet e tij më të mira në karrierë.

Anëtari i klubit norvegjez, Odds ka pësuar një lëndim në ditët e fundit, dhe se do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij.

Rashani ka qenë i ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe, por nuk u paraqitë për asnjë minut, transmeton IndeksOnline.

25-vjeçari ka pësuar lëndim muskulor dhe kështu do t’i mungojë Odds për ndeshjen e radhës ndaj Haugesund.

Raportohet se arsyeja se pse Rashani nuk u paraqitë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares ishte lëndimi i pësuar.

Përndryshe, Odds i Rashanit në kampionatin elitar norvegjez është në vendin e gjashtë në renditjen tabelare pas 25 ndeshjeve./IndeksOnline/

Image result for elbasan rashani odds