11:41 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi që po e ndjek Mbappen, nuk e njihni, por ka statistika fantastike

Emiliano Sala është golashënuesi i dytë më i mirë në Francë dhe në futbollin evropian. Sulmuesi i Nantes ka shënuar 10 gola duke shfaqur formë fantastike këtë edicion.

Nga 13 goditje që ka patur në portë, 10 kanë përfunduar në rrjetë duke konfirmuar efikasitetin e mëdh që ka. Sulmuesi argjentinas ka 77% saktësi në goditje, duke qenë i pari në futbollin evropian me këtë statistikë.

Madje, Sala ka thënë që synon ta rivalizoi fuqishëm Mbappen në garën për Këpucën e Artë.

“Të gjithë çuditen me golat e mi, përveç meje. Por, unë nuk do të ndalem. Jam i sigurt se do ta rivalizoj Mbappen në garën për Këpucën e Artë deri në fund” ka thënë Sala./Indeksonlinr/

Temat: