10:17 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Super Mercedesi i viteve 69-70, po bën xhiro në Prishtinë (Foto)

Mercedes është një nga markat e makinave më të përdorura në Kosovë dhe në Europë.

Madje të parët thonë se “Kur kanë pasur Mercedes, nuk kanë ekzistuar as kuajt”, sigurisht që kjo përdoret në formë shakaje! Por pak nga ta kanë ruajtur ndonjë makinë të viteve 70-ta, shkruan IndeksOnline.

Sot gjatë ditës, në Prishtinë është parë një super-makinë klasike e markës Mercedes. Makina është e vitit 1969/70, 280SE dhe ka një pamje tejet të mrekullueshme.

Sipas zbulimeve, një makinë e tillë kushton nga 10 mijë euro deri në 200 mijë euro.

Shikoni pamjet e kësaj makine të cilën e bën dhe mban në këtë formë vetëm një merakli./IndeksOnline/