21:52 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Superkupa e Spanjës do të luhet në Arabi, Federata fiton 30 milionë euro

Federata Spanjolle e Futbollit ka ndërmend të luajë Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite duke nisur nga janari i vitit 2020, tani pritet vetëm aprovimi i asamblesë më 29 prill.

Federata po negocion me qeverinë e Arabisë Saudite për ta mbajtur aty finalen e madhe për gjashtë vitet e ardhshme për një shifër 30 milionë euro në sezon.

Negociatat janë larg finalizimit dhe vendndodhja mund të ndryshojë, por për momentin shteti më i mundshëm është Arabia Saudite.

Federata Spanjolle kërkon 30 milionë euro në sezon, për gjashtë vite. Një shifër tepër e lartë për tregun e vitit 2019.