17:45 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Baras në ”Rexhep Rexhepi”, Llapi po e ”shkatërron” Ferizajn

Ka përfunduar pjesa e parë mes Feronikelit dhe Ballkanit në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave, ndeshja në ”Rexhep Rexhepi” është baras, 0-0, me një dominim të lehtë të skuadrës drenicase.

Pas dy ndeshjeve të para, Feronikeli ka vetëm dy pikë të grumbulluara, ndërsa fitorja sot është opsioni i vetëm.

Ndërsa, Ballkani e ka nisur sezonin e ri me një fitore dhe një humbje, andaj sot mund ta befasojë keq Feronikelin, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, në Podujevë, Llapi është duke e shkatërruar Ferizajin me rezultat, 3-0 pas pjesës së parë.

Golat për skuadrën llapjane i shënuan Januzi (’11), Zhdrella (’26) dhe Shabani (’36).

Mbetet të shihet nëse Ferizaji mund ta befasojë skuadrën nikoqire në pjesën e dytë./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people playing sports, grass, stadium, outdoor and nature