09:49 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Dy duele interesante zhvillohen sot

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon me dy ndeshje interesante sot.

Në kryeqytet, Flamurtari është nikoqir i kampionit aktual të Kosovës, Dritës.

Me ardhjen e Shpëtim Duros, Drita i është rikthyer rezultateve pozitive, teksa tani renditet në vendin e katërt me 19 pikë, 7 pikë mbrapa liderit, Niklit.

Në renditjen tabelare, nuk qëndron keq as Flamurtari, skuadër e cila renditet në vendin e pestë me pikë të njejta me Dritën, transmeton IndeksOnline.

Image result for drita flamurtari

Të dyja skuadrat kanë nevojë sot vetëm për fitore për të qëndruar në hap me skuadrat tjera në maje të tabelës.

Nga ana tjetër, në ”Përparim Thaçi”, dy skuadrat që po kalojnë momente të vështira këtë sezon, Liria dhe Ferizaj do ta sfidojnë njëra-tjetrën.

Ferizaj është në vendin e 10-të momentalisht me 10 pikë, teksa Liria një vend më poshtë me një pikë më pak. Fitorja është opsioni i tyre i vetëm sot për t’ju ikur zonave të rrezikshme.

Të dyja ndeshjet fillojnë sot nga ora, 13:30./IndeksOnline/

Image result for liria ferizaj