18:47 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Feronikeli arkëton tri pikët e para, Llapi ”shpërthen” ndaj Ferizajt

Feronikeli më në fund ka arritur që ta regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur me mjaft vështirësi skuadrën e sapo-promovuar në elitë, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në ”Rexhep Rexhepi” i ka takuar Feronikelit, me rezultat, 1-0, me golin e shënuar nga Magani në minutën e 92-të.

Kështu, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Feronikeli ngritet në vendin e tretë me 5 pikë të grumbulluara, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Llapi e ka demoluar Ferizajn në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë.

Skuadra llapjane ka arritur ta mposhtë Ferizajn me rezultat të thellë, 5-1.

Golat për Llapin i shënuan Januzi (’11), Zhdrella (’26,’85), Shabani (’36) dhe Hajdari (’77).

Teksa golin e vetëm dhe të nderit për ferizajasit e shënoi Bërbatovci në minutën e 50-të të takimit.

Pas tri javëve të zhvilluara, Llapi ngritet në vendin e parë me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Ferizaji mbetet në vendin e dhjetë me 3 pikë sosh./IndeksOnline/