10:49 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: FFK cakton gjyqtarët e ndeshjeve për javën e tretë

Sot, me duelin, Liria – Drita fillon java e tretë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Përparim Thaçi” në Prizren, ku të dyja skuadrat kanë nevojë për rezultat pozitiv.

Dhe së fundmi, FFK ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të kësaj jave, transmeton IndeksOnline.

Ndeshjen e sotme do ta drejtojë gjyqtari, Fatmir Tahiri me ndihmësit e tij, Imran Kabashi, Alban Shala dhe Ibrahim Delibashzade, së bashku me delegatin, Rasim Gimolli.

Ndeshja kryesore zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Trepçës’89, ndeshja e cila do të drejtohet nga Genc Nuza, me ndihmësit, Bujar Selimaj, Fatmir Sekiraqa, Leutrim Mustafën dhe Afrim Halitin.

Kurse, duelin mes Prishtinës dhe Drenicës do ta drejtojë gjyqtari, Selim Isufi me ndihmësit e tij, Driton Preniqi, Bekim Rama, Dardan Çakën dhe Skender Hoxhën.

Për më shumë, në dy fotot e mëposhtme mund ta shikoni listën me gjyqtarët për të gjitha ndeshjet e kësaj jave, gjithashtu edhe në Ligën e Parë./IndeksOnline/