09:17 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Gjilani pret Trepçën’89, KEK-u teston Flamurtarin

Përveq sfidës në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Drenicës, në kuadër të Superligës së Kosovës sot zhvillohen edhe dy ndeshje.

Ndeshja më interesante e kësaj jave padyshim pritet të zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Trepçës’89.

Derbi i sotëm do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit me fillim nga ora, 16:45, transmeton IndeksOnline.

Pas një ndeshje të zhvilluar, Gjilani ka grumbulluar tri pikë, ndërsa, mitrovicasit ekanë pësuar një barazim dhe humbje duke grumbulluar vetëm një pikë.

Sfida tjetër zhvillohet në Prishtinë mes Flamurtarit dhe KEK-ut.

Pas dy ndeshjeve, Flamurtari ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa KEK-u mbetet në vendin e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/