08:59 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Golashënuesit më të mirë pas dy xhirove

Janë zhvilluar dy javët e para në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra prishtinase, Flamurtari është duke i prirë tabelës pas dy ndeshjeve.

Kjo krejt falë lojtarit, Alban Shillova, i cili ka shënuar tre gola deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, Shillova është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë në Superligë.

Pas tij me dy gola vijnë Endrit Krasniqi dhe Betim Haxhimusa i Dritës dhe Ahmend Januzi i Llapit.

Më poshtë mund ta shikoni tabelën me golashënuesit më të mirë pas dy javëve të zhvilluara./IndeksOnline/