75 Mall Live Search
09:10 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Ndeshja kryesore zhvillohet në ”Riza Lushta”

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen tri ndeshje interesante.

Edhe në ditën e djeshme u zhvilluan tri ndeshje, ku Llapi mposhti Ballkanin, Gjilani mposhti KEK-un dhe Feronikeli barazoi me Drenicën.

Ndërsa, sot ndeshja kryesore do të zhvillohet në ”Riza Lushta” mes ish-kampionëve, Trepçës’89 dhe Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Java e II: Trepça ’89 – Prishtina, të dielën 16:45

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të javës së dytë, por për Prishtinën është ndeshja e parë sot në sezonin e ri.

Kjo pasi që javën e kaluar ndeshja ndaj Gjilanit nuk u zhvillua shkaku i mos licensimit të stadiumit, ”Fadil Vokrri” nga UEFA.

Ndërsa, në javën e parë, Trepça’89 barazoi, 1-1 me Feronikelin në Drenas.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen sot janë mes Ferizajt dhe Lirisë dhe kampionit, Dritës dhe Flamurtarit./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor