10:03 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës në basketboll sjellë sot dy ndeshje interesante

Xhiroja e IV-të në Superligën e Kosovës në basketboll sjellë sot dy ndeshje tejet interesante.

Dje u zhvilluan dy ndeshje interesante – në kryeqytet mes Prishtinës dhe Bashkimit dhe në Lipjan mes Lipjanit dhe Boreas.

Sot janë në program dy takime të tjera, i pari në Prizren, e që vlerësohet edhe si ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ndërmjet Prizrenit dhe Yllit.

Ndeshja do të filloj në ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Takimi i fundit i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Rahovecit në ora 19:00.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e IV-të

E diel

Prizreni – Ylli 17:00

Trepça – Rahoveci 19:00./IndeksOnline/