09:18 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: ”Përparim Thaçi” pret sot duelin, Liria – Drita

Sot, do të zhvillohet ndeshja e parë e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll

Në Prizren, Liria do ta presë kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora, 16:45, në stadium, ”Përparim Thaçi”, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoor

Trajneri i Lirisë, Gjinali, është optimist për rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme duke deklaruar:

”Pres që futbollistët të japin maksimumin në këtë ballafaqim, dhe në fund të marrim tre pikët e para.Për këtë besoj kemi punuar dhe kemi kualitet.Në këtë drejtim presim përkrahjen edhe të tifozëve tanë”.

Ndërkaq, edhe te gjilanasit janë të bindur për fitore, pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Flamurtari.

Image may contain: one or more people, people playing sports, grass, child, sky, shoes, outdoor and nature

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Liria ka 0 pikë pas dy humbje rresht.

Ndërsa, Drita pas dy ndeshjeve, ka një fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e tretë./IndeksOnline/

Temat: