08:27 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Sot na presin këto tri super ndeshje

Sot zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku vendasit me të njëjtin emër presin Llapin, shkruan Indeksonline.

Gjilani që ndanë kreun me “kushërinjtë” e tyre përballë do të kenë një Llap që po kalon një formë të mirë.

Në dy ndeshjet e tjera, Drenica e pret Dukagjinin derisa Trepça’89 do të luaj kundër Ferizajit në Mitrovicë. /IndeksOnline/