08:05 / E Diele, 12 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Superliga e Kosovës vjen me tri përballje interesante sot

Tre ndeshje mjaft interesante do të luhen sot në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan, do të luhet derbi lokal mes dy rivalëve Dritës dhe Gjilanit, që mbajnë pozitat dy dhe tre.

Prishtina do ta pres Malishevën, e cila gjendet në vendin e parafundit në renditjen tabelare.

E ndeshje mjaft e fortë parashihet të jetë në Podujevë, ku Llapi pret kampionin në fuqi Ballkanin.

Lojët nisin nga ora 13:00.