08:17 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Superliga s’ka të ndalur, këtë fundjavë luhen dy derbi lokal

Dje u përmbyll xhiroja e 11-të, apo faza e parë nga tri gjithsej e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e fundit Ballkani – Flamurtari dhe ndeshja kryesore, Prishtina – Drita.

Menjëherë nesër do të fillojë xhiroja e radhës me dy ndeshje, shkruan Indeksonline.

Derbi lokal, Drenica – Feronikeli dhe Vushtrria – Llapi do të jenë dy takimet e para.

Të dielën e të hënën do të luhen nga dy ndeshje tjera ku takohen:

E diel: Gjilani – Trepça’89 dhe Ballkani – Dukagjini

E hënë: Ferizaj – Drita dhe Prishtina – Flamurtari