17:28 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Superliga tashmë ka një “babë” tjetër (Foto)

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan indeksonline.

Sot janë zhvilluar katër ndeshje, ku Vllaznia dhe Feronikeli kanë barazuar pa gola, Besa ka mposhtur Gjilanin 1-0, Liria ka fituar si mysafir i Flamurtarit 2-1 mdërsa Drita fitoi 1-0 në fushën e Vëllaznimit.

Drita tashmë është kryesuesi i ri i Superligës duke shfrytëzuar humbjen e Prishtinës ndaj Drenicës.

Skuadra nga Gjilani ka 44 pikë, një më shumë se Prishtina dhe tre më shumë se Liria.

Besa, Flamurtari dhe Vllaznia ndajnë tri pozitat e fundit në tabelë. /IndeksOnline/