08:34 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Superliga vjen me ndeshjen e madhe sot, Feronikeli përballë Dritës

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Aktualisht, Drita ka 47 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë, ku me një fitore eventuale sot ndaj Feronikelit, merr vendin e parë dhe përmirëson renditjen, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, Feronikeli ka vendin e gjashtë me 27 pikë e që tenton të arrijë vendin e pestë.

Ky takim transmetohet në platformën “Artmotion”.