Superylli i Atleticos ia kumton lajmin klubit se dëshiron të largohet
Portieri, Jan Oblak është i pakënaqur në Atletico Madrid, andaj ai e ka hapur ”derën e largimit” në janar.
Kontrata e sllovenit me Atleticon skadon në qershor të vitit 2021, por mediat shkruajnë se ai është i pakënaqur, dhe se nuk është ofruar kontrata e re e përmirësuar.
25-vjeçari ka qenë pjesë integrale e sukseseve të fundit të Atleticos, dhe konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë momentalisht, transmeton IndeksOnline.
”Nuk e di, nuk jam i sigurtë për momentin, por tani jam këtu”, tha Oblak, citon Marca fjalët e tij.
Mediat vazhdojnë të shkruajnë se ish-portieri i Benficas e ka bërë të qartë te presidenti i klubit, Enrique Cerezo, se dëshiron të largohet.
Klauzola blerëse aktuale e Oblak është 100 milionë euro, që është vlerë rekorde për një portier./IndeksOnline/