11:12 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Supremja refuzon ankesën e AAK-së për Istog

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, shkruan Indeksonline.

Ne ueb-faqen zyrtare te gjykates, mund ta gjeni vendimin: http://www.gjyqesori-rks.org/sq/courts/Decision/List/1?branchId=0&page=2&dateFrom=12%2F01%2F2017%2000%3A00%3A00&dateTo=12%2F27%2F2017%2023%3A59%3A59&judgeId=0&allCourts=False

AAK-ja ishte ankuar edhe në PZAP, por ankesa i’u refuzua të shtunën. Megjithatë zyrtarë të AAK-së kanë thënë për Indeksonline se do të ankohen deri në Kushtetuese nëse ka nevojë. /Indeksonline/