Suso tregon se kush e riktheu në formë – dhe është befasi
Anësori i Milanit, Suso e ka lavdëruar trajnerin, Gennaro Gattuso për formën e tij për klubin dhe Italinë.
24-vjeçari dhuroi dy asistime në fitoren e fundit të Spanjës, 4-1 ndaj Uellsit, derisa për ”Rossonerët” ka regjistruar 6 asistime dhe ka shënuar dy gola, transmeton IndeksOnline.
”Njerëzit që më njohin mua e dinë se çfarë mund të bëjë”, tha ai për Marca. ”Ata e dinë fuqinë time dhe dobësitë e mia”.
Ndeshja në ”Principality Stadium” në Kardiff ishte ndeshja e dytë e plotë e Susos për Spanjën, pas 12 muajsh që kur ai debutoi me Kombëtaren.
”Të jem në Kombëtare është një ëndërr, Spanja është ndër skuadrat më të mira në botë dhe është nder i madh për mua”.
”Nuk ka shumë diferencë mes Gattusos dhe Enriques. Ata kanë ide të njejta dhe synime në sulm nga krahët”./IndeksOnline/