15:42 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

SWAT reagojnë duke ngatërruar zhurmën e makinës me atë të kallashnikovit

Pronari i një makine të modifikuar Honda po testonte zhurmën e makinës së tij, duke mos bërë mend që kjo gjë mund të tërhiqte vëmendje.

Pasi një njësi patrullimi kishte raportuar për një zhurmë kallashnikovi, njësia policore SWAT shkuan për të reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Unë isha duke testuar makinën time dhe policët mendonin se dikush ishte duke gjuajtur me një AK-47, pastaj kuptuan se ajo në fakt ishte zhurma e makinës.

Pronari i makinës, Enrique Mendoza u përpoq ta bindë policinë se ishte një gabim dhe se nuk kishe pasur të shtëna me armë, por policia nuk i besoi derisa ai u kthye në makinë e i dha gazë prapë. /IndeksOnline/