18:05 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tabela e Superligës pas javës së katërt, fundoset Prishtina

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas katër ndeshjeve, Drita është në krye të tabelës me 9 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre i qytetit, Gjilani një pozitë më poshtë.

Ballkani është në vendin e tretë me tetë pikë, derisa Llapi dhe Flamurtari kanë nga 7 pikë.

Feronikeli është në vendin e gjashtë me 6 pikë, e ndjekur nga Trepça ’89 me 5 pikë.

Drenica dhe Vushtrri kanë nga 4 pikë, ndërsa Ferizaj ka 3 pikë.

Prishtina dhe Dukagjini janë në dy vendet e fundit në tabelë me nga 1 pikë por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dueli Prishtina – Dukagjini do të luhet me 25 shtator në “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/