16:28 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tabela pas tri ndeshjeve të sotme në Superligë

Gjilani “gjunjëzoi” Llapin duke e mposhtur me rezultat 3:0. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Drenica ndaj Dukagjinit, ndërsa Trepça’89 mposhti minimalisht 1:0 Ferizajn.

Pas këtyre tri ndeshjeve, prin Gjilani me 24 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë, Drita që do të luaj nesër në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Ballkani e Llapi gjinden në pozitat tre dhe katër me nga 20 pikë.

Në fund të tabelës janë Ferizaj me 9 pikë aq sa ka edhe Flamurtari një pozitë më poshtë, ndërsa në dy pozitat e fundit janë Dukagjini me 7 pikë dhe Vushtrria me 6./Indeksonline/