23:05 / E Hënë, 11 Qershor 2018

Tahiri bashkë me Lushtakun, Hamzën e Ismailin hanë iftar në Skenderaj (Foto)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngrënë iftar sonte bashkë me qytetarët e komunës së Skenderajt.

Tahiri ka thënë se Ramazani është muaji që çdo vit na përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti, shkruan Indeksonline.

Të pranishëm në këtë iftar kanë qenë edhe i pari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Bashkë me qytetarë, për iftar në Skenderaj. Ramazani është muaji që çdo vit na përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti mes njerëzve, pa dallim.

Mos i humb