16:19 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Kur vendi ka Zot shtëpie, vlera vjen e rritet, nuk jam pishman për koalicionin me Haradinajn

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka deklaruar se nuk është as nuk ka qenë i penduar për koalicionin me Qeverinë Haradinaj.

Duke folur lidhur me vendimin sotëm të qeverisë që të ndërmerren masa mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercevogina, Tahiri ka thënë se kështu vendosin gjeneralët e vërtetë, transmeton Indeksonline.

Tutje deputeti Tahiri ka thënë se kur vendi ka Zot shtëpie, vlera vjen e rritet.

Postimi i plotë:

GJENERAL I VERTETË R HARADINAJ✊?

Kur vendi k’a Zot Shtëpie✊?vlera vjen e rritet!

Kur shtëpia, k’a Zot shtëpie, kojshit nuk e kanë mundesinë me na shkelë.

Nuk jam, dhe as nuk kam qenē pishman për koalicionin që e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj??!

Qytetarë të Kosovës, se di a keni dëgjuar lajmin e fundit, apo jo, por ky Zotria dhe Qeveria, i’a ndaluan produktet Serbisë, përmes taksave të larta, në mbrojtjee të produkteve vendore dhe për t’a mbrojtur edhe dinjitetin e Repubblikës së Kosovës.

Urime Kosovë dhe Qeveri e saj. Le të lobon tash Serbia kunder Interpolit dhe shumë tê mirave që e presin Kosovën tonë.

Kështu vendosin Gjeneralët e Vertetë. ⭐⭐⭐⭐⭐